Ish ministri i PD-së:“Mos bëni be e rrufe” , pse duhet t’i pranojmë refugjatët

Ish ministri i PD-së:“Mos bëni be e rrufe” , pse duhet t’i pranojmë refugjatët

Ish ministri i PD-së:“Mos bëni be e rrufe” , pse duhet t’i pranojmë refugjatëtJam i vetëdijshëm se sa po shkruaj, është diametralisht e kundërt me deklaratat publike të disa politikanëve të rangjeve të larta, që këto orë e këto ditë, kanë folur e shkruar kundër.Shkruan Bashkim KoplikuPo flitet se Shqipërisë mund t’i kërkohet të pranojë strehimin e disa refugjatëve, si një mbrojtje e BE nga vërshimi i pakontrolluar i tyre. Vijnë lajme se problemi i vërshimit të refugjatëve pa leje, drejt BE, është një problem i madh e shumë shqetësues për BE, sa që po lëkundë dhe vetë strukturën e kësaj mrekullie, BE, bashkimit të 27 shteteve nga më të përparuara të Evropës, e që vetëm para 73 vjetëve, ishin në luftë për jetë a vdekje me njëri tjetrin, apo dhe para 28 vjetëve!!!Ne shqiptarët kemi vite që po plasim të bëhemi pjesë e BE, por akoma nuk dihet a do të na pranojnë, sepse ne kemi disa kusure, që na bëjnë të shihemi me dyshim nga shumë popuj të BE.Në këto kushte, është gjëja më normale në botë, më e drejta, bile dhe më e detyrueshmja, që ta tregojmë veten që jemi miq me këta popuj, e nuk duam vetëm t’i biem qylit, duke kërkuar të ulemi në sofrën e tyre, me lugë në brez. Ne duhet t’i ofrojmë BE gatishmërinë për të pritur refugjatët në vendin tonë, në strukturat që u ndërtuan për vëllezërit tanë kosovarë, në 1999, kur Jugosllavia e Millosheviçit i përzuri nga vendi i tyre Kosova, dhe veç lufta e bijve dhe bijave të BE dhe ShBA, bëri të mundur kthimin e tyre në vendin e vet, në Kosovën e lirë.Si ka mundësi të mos ofrojmë ne ndihmë për BE, duke pranuar refugjatët, për llogari të BE—ç’rëndësi ka sa, 600 000 apo 10 000 — sa më shumë që të mundemi. E këtë duhet ta bëjmë edhe si kthim nderi që na bënë me krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, por edhe si vepër që provon se jemi proevropianë, që të binden edhe ata të fundit e BE, që akoma nuk na duan, sepse jo fare pa të drejtë dyshojnë për këtë fakt, qenien tonë evropianë.E përsëris: ka shumë nevojë vendi ynë, ky brezi i sotëm i shqiptarëve, të sakrifkojë, të tregojmë se nuk jemi as bukëshkale dhe as qylaxhinj: t’i ofrojmë ne BE gatishmërinë tonë për të pritur refugjatët për llogari të BE. Kemi forca e mundësi plot, mjaftojnë që ata prej nesh që deri dje punonin në plantacionet e drogës, të kthehen në punonjës të ruajtjes e kujdesit për refugjatët, që kjo e fundit është punë e ndershme, jo e turpshme.Uroj që qeveria aktuale ta ketë bërë me kohë një ofertë të tillë: ne shqiptarët jemi të gatshëm të strehojmë refugjatët, për llogari të BE!Jam i vetëdijshëm se sa po shkruaj, është diametralisht e kundërt me deklaratat publike të disa politikanëve të rangjeve të larta, që këto orë e këto ditë, kanë folur e shkruar kundër.-Jam kundër një ministri të qeverisë aktuale, që bën be e rrufe se nuk do ndodhë një gjë e tillë, pritja e refugjatëve nga ne për BE, dhe bile se po ndodhi, thotë ministri, “do të jetë gabim i madh”—në vend që të ketë burrërinë të thotë se ne e kemi detyrë patriotike, shqiptare, por edhe morale të ndihmojmë mikun në hall, BE-në.-Jam kundër një ish-ministër të PD, që si bolshevikët vaktit proteston ndaj BE, se ose paskësh vendosur pa na pyetur ne shqiptarët, ose se qeveria aktuale nuk e paska pyetur atë ishin.-Jam kundër një ish-ministri të LSI, thotë se “qenka qëndrim prej shtetari”, që të jesh aq kundra BE, saqë as mos ta diskutosh një gjë të tillë, pra ndihmën për BE.-Jam kundra dhe një ish-presidenti, që refugjatët e mjerë i identifikon veç se me Isis: turp e mjerim i madh kjo deklaratë e tij, për të gjithë ne shqiptarët-Edhe unë kam qenë një ish-zëvendëskryeministër i PD-së, por them se para PD-së është atdheu, Shqipëria, dhe atdheu ynë bëhet vetëm me BE, sepse tashmë kemi 28 vjet që përpiqemi ta bëjmë vetë, dhe po e shohim rezultatin që lë shumë për të dëshiruar.Forum Bashkim Shehu Ish ministri i PD
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente