Inteligjenca amerikane nxjerr ‘blof’ Putin: Rusia nuk do kryejë sulm bërthamor pavarësisht kërcënimeve! 

Inteligjenca amerikane nxjerr ‘blof’ Putin: Rusia nuk do kryejë sulm bërthamor pavarësisht kërcënimeve! 

Vendimi i SHBA-së për të lejuar Ukrainën të godasë me armët amerikane thellë në Rusi, nuk e ka rritur rrezikun e një sulmi bërthamor, pavarësisht deklaratave gjithnjë e më luftarake të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan Reuters.

Por Rusia ka të ngjarë të zgjerojë një fushatë sabotimi kundër objektivave evropianë për të rritur presionin ndaj Perëndimit për mbështetjen e këtij të fundit për Kievin, thanë dy zyrtarë të lartë, një ligjvënës dhe dy ndihmës të Kongresit të informuar për këtë çështje.
Një seri vlerësimesh të inteligjencës gjatë shtatë muajve të fundit kanë arritur në përfundimin se përshkallëzimi bërthamor nuk ka gjasa të ndodhë nga vendim për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina. Kjo pikëpamje nuk ka ndryshuar pas ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së këtë muaj për armët, thanë burimet, të cilëve folën në kushte anonimitetit.
“Vlerësimet ishin të qëndrueshme. ATACM-të nuk do ndryshonin llogaritjet bërthamore të Rusisë,” tha një ndihmës i kongresit i informuar mbi inteligjencën, duke iu referuar raketave amerikane me një rreze veprimi deri në 190 milje.
Hedhja e një rakete të re balistike nga Rusia javën e kaluar, për të cilën analistët thonë se ishte menduar si një paralajmërim për Uashingtonin dhe aleatët e tij evropianë, nuk e ka ndryshuar këtë përfundim.
Një nga pesë zyrtarët amerikanë tha se ndërsa Uashingtoni vlerësoi se Rusia nuk do përpiqet të përshkallëzohet me forcat e saj bërthamore, ajo do përpiqet të përshtatet me atë që e sheh si përshkallëzim të SHBA-së. Zyrtari tha se vënia në terren e raketës së re ishte pjesë e asaj përpjekjeje.
Zyrtarët amerikanë thanë se inteligjenca ka ndihmuar në drejtimin e një debati shpesh përçarës gjatë muajve të fundit brenda administratës Biden lidhur me përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë brenda territorit rus.
Zyrtarët fillimisht e kundërshtuan një lëvizje të tillë, duke përmendur shqetësimet e përshkallëzimit dhe pasigurinë se si do përgjigjej Putin. Disa nga këta zyrtarë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit, i druheshin hakmarrjes vdekjeprurëse ndaj personelit ushtarak dhe diplomatik të SHBA-së dhe sulmeve ndaj aleatëve të NATO-s.
Të tjerët ishin veçanërisht të shqetësuar për përshkallëzimin bërthamor. Biden ndryshoi mendje për shkak të hyrjes së Koresë së Veriut në luftë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thanë zyrtarët amerikanë.
Disa zyrtarë tani besojnë se shqetësimet e përshkallëzimit, duke përfshirë frikën bërthamore, ishin të tepërta, por theksojnë se gjendja e përgjithshme në Ukrainë mbetet e rrezikshme dhe se përshkallëzimi bërthamor nuk përjashtohet. Aftësia e Rusisë për të gjetur mënyra të tjera të fshehta për t’u hakmarrë kundër Perëndimit mbetet një shqetësim.
“Përgjigja hibride e Rusisë është një shqetësim,” tha Angela Stent, drejtore e studimeve Euroaziatike, Ruse dhe Evropës Lindore në Universitetin Georgetoën, duke iu referuar sabotimit të Rusisë në Evropë.
“Mundësia e përshkallëzimit nuk ishte shumë pranë. Shqetësimi tani është më i madh.”
Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare nuk pranuan të komentojnë. Kremlini nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me vlerësimet e inteligjencës.
Burimi