“Iki me kokën lart, vendosi klubi që të mos vazhdoj”, Keidi Bare pas largimit nga Espanjoli: Kam kujtime të bukura, faleminderit për mbështetjen

“Iki me kokën lart, vendosi klubi që të mos vazhdoj”, Keidi Bare pas largimit nga Espanjoli: Kam kujtime të bukura, faleminderit për mbështetjen

Keidi Bare është larguar zyrtarisht nga Espanjoli. Mesfushori shqiptar ka ndarë rrugët me klubin spanjoll, pas katër vitesh. Ai është impenjuar në La Liga 2 për dy sezone, ndërsa në elitë ka zhvilluar 2 edicione me këtë fanelë. 26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste.
Në postimin e bërë, Bare falënderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve:
“Lamtumirat janë zakonisht të hidhura, por unë do të përpiqem të mbaj gjërat e mira. Siç e dini tashmë shumë prej jush, për fat të keq nuk do të vazhdoj me Espanjolin, sepse kjo është ajo që ata kanë vendosur. Kanë qenë katër vite shumë intensive. Shumë momente të bukura, për shembull ky sezoni i fundit ku arritëm të ngjiteshim në La Liga, por edhe të tjera të komplikuara, si ato të përjetuara këtë sezon. Largohem me kokën lart që e kam lënë skuadrën aty ku e meriton, në elitën spanjolle, por mbi të gjitha sepse kam dhënë gjithçka në çdo minutë që e kam mbrojtur këtë fanelë në fushë.
Është mënyra ime për të kuptuar futbollin dhe shpresoj që ju tifozë të Espanjolit të më mbani mend kështu, si një luftëtar që ka thyer gjoksin për mburojën e Espanjolit. Dua të falënderoj trajnerët dhe stafin teknik, shokët e skuadrës, punëtorët e klubit… Por mbi të gjitha, ju falënderoj tifozët që më bëni të ndihem kaq i dashur dhe të ndjej mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në çdo moment. Këtu keni një tifoz më shumë. Faleminderit “Pericos” për katër vite të paharruara’, shkruan Keidi Bare në letrën e lamtumirës me klubin.
Për mesfushorin tashmë janë tri pista për të ardhmen. Në Spanjë është Rajo Vajekano dhe Leganes dy nga ekipet që kanë shfaqur interes, si edhe Olimpiakosi i Pireut në Greqi po ashtu është një variant i mundshëm.keidi bare mesfushori i kombëtares shqiptare espanjol
Burimi