“I pafajshëm, 17 vite pa liri”, ish-lojtari i Juves flet mbi jetën e trazuar mes burgjeve dhe futbollit
Ish-futbollisti i Juventusit, Mikele Padovano ka folur për të ndjerin Xhanluka Viali. Në premierën e dokumentarit të tij, dikur juventini Padovano flet për ekipin e Motas tani dhe për mikun e tij të shtrenjtë dhe legjendën e Italisë.
Dokumentari kushtuar ish-lojtarit që tani është një komentator sportiv quhet “I pafajshëm – 17 vjet pa liri”. Në të shfaqet historia e trazuar e torinezit me akuza shumë të rënda, orvatje nëpër gjyqe, vite të tëra burgimi dhe në fund shfajësimi i plotë.
“Kam mbetur gjithmonë i njëti, ajo që ka ndodhur më ka përmirësuar. Duhet të gjesh aspektin pozitiv në momente negative dhe ia kam dalë. Dua të falenderoj regjisorët, stafin e Sky dhe partneren time.
Viali ishte një super profesionist. Mendoj çdo ditë për të. Një humbje e madhe e një futbollisti plot me vlera”, u shpreh Padovano.mikele padovano ish-futbollisti i juventusit
Burimi