I njëjti stadium, e njëjta festë; heroi i Spanjës si babai i tij 33 vite më pas (Video)
Heroi i Spanjës në çerekfinalen ndaj Gjermanisë ishte mesfushori, Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 119, duke dërguar iberikët në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.
Ajo që ra në sy ishte festimi i mesfushorit 28-vjeçar. Ai vrapoi rreth flamurit të këndit, një veprim që është komentuar shumë në rrjetet sociale, por shpejt doli se heroi i Spanjës kishte kopjuar në këtë mënyrë babanë e tij.
Në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin stadium, atë të Shtutgartit, Angel Merino festonte golin e tij për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor të vitit 1991.
“Shënimi i golit të fitores në minutën e 119 është diçka që do ta mbaj mend përgjithmonë. Për më tepër, pikërisht në këtë stadium kam debutuar për kombëtaren, në të njëjtin stadium ka shënuar gol babai im dhe kjo mbyll, si të thuash një cikël që më gëzon shumë”,- deklaroi lojtari pas takimi.
???? 33 ans après le but de son père dans le même stade de Stuttgart, Mikel Merino a célébré son but de la manière que lui !pic.twitter.com/6RzC1r1u46
— LigActu ???????? (@LigActu) July 5, 2024
mikel merino sulmuesi i spanjës
Burimi