“I mbylli gojën francezëve, po bën diçka shumë speciale”, mesfushori anglez elozhe Jamalit: Ishte 12 vjeç gjatë Covid-it, statistikë e frikshme

“I mbylli gojën francezëve, po bën diçka shumë speciale”, mesfushori anglez elozhe Jamalit: Ishte 12 vjeç gjatë Covid-it, statistikë e frikshme

Fenomeni Lamin Jamal ka pushtuar botën e futbollit, teksa po shkëlqen në “EURO 2024” me Spanjën. Të shumtë janë lojtarët e nivelit të lartë që ia dalin të korrin sukses në skenat më elitare, por ta bësh këtë në moshën 16-vjeçare (nga dje 17 vjeç) është thjeshtë ëndërr e shfrenuar e fëmijëve në bankat e shkollave. Pikërisht, këtë ëndërr Jamal po e mishëron ditë pas dite e ndeshje pas ndeshje. Në rrjetet sociale është bërë trend batuta për moshën e tij në krahasim me aktualitete të ndryshme që na prekin të gjithëve.
Një të tillë risjell edhe mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs, i cili në konferencën për shtyp i thur elozhe superyllit spanjoll, por kritikon lojtarët francez për fjalët e tyre ndaj tij para ndeshjes Spanjë – Francë.
“Ai ishte 12 vjeç gjatë kohës së COVID dhe kjo ishte 4 vite më parë. Një statistikë e frikshme që tregon se sa i mirë është ai. Ai është vetëm 16 vjeç dhe unë nuk e kuptoj sesi lojtarët francez dëshironin ta ulnin poshtë një lojtar si ai. Për atë që ka bërë te Barcelona si një 16-vjeçar ti mundesh vetëm ta duartrokasësh.
Unë, si tifoz futbolli ashtu si edhe futbollist, thjesht mund ta respektoj dhe ndonjëherë duhet të thuash ‘uau’ që një 16-vjeçar ka guximin të luaj me Barcelonën. Ajo që është duke bërë në këtë moshë është shumë, shumë speciale”, tha Rajs.deklan rajs mesfushori i anglisë lamin jamal
Burimi