
I mbijetoi mbytjes së anijes, 11 vjeçarja gjendet e vetme në një varkë pranë Lampedusa
👁1403
Një vajzë e vogël u gjet e vetme pranë Lampedusa të Italisë me një varkë pasi u shpëtua nga një OJQ.
Me origjinë nga Sierra Leone, 11 vjeçarja ishte në një varkë që u largua nga Tunizia më 8 dhjetor.
Siç raportojnë mediat italiane, vajza është e vetmja që i mbijetoi mbytjes së një anijeje metalike tre ditë më parë. Sipas rrëfimit të vogëlushes, anija me 45 persona në bord u fundos për shkak të një stuhie.
Ajo u nxorr nga deti nga një anije me vela e një OJQ-je, e cila ndodhej në zonë për një tjetër ndërhyrje.
Burimi