I dha fitoren ekipit me dopietën e realizuar, sulmuesi i kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës (Foto)
👁1064
Anis Mehmeti shënoi dopietë në ndeshjen që ekipi i tij Bristol Siti fitoi përballë Portsmuthit. Kjo sfidë e vlefshme për Championship anglez u mbyll me shifrat 3-0.
Sulmuesi shqiptar fillimisht gjeti golin e parë në minutën e 15 të takimit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Ndërkohë në minutën e 32 dyfishoi shifrat për Bristol Sitin.
Paraqitjet e tij janë vlerësuar me notën 8.4. Gjithashtu nga “Soffascore” është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në Championship.
anis mehmeti sulmuesi i kombëtares shqiptare bristol siti
Burimi