I dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia, GJL rrëzon rekursin e Arbër Çekajt
Gjykata e Lartë ditën e sotme ka rrëzuar rekursin e bërë nga pronari i kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj.
38-vjeçari u shpall fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogë të kapur ndonjëherë nga Kolumbia në vendin tonë, plot 613 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh
Droga transportohej nga Kolumbia në Durrës dhe fshihej më pas në magazinën e “Arbri Garden”. Çekaj u dënua me 21 vite burg por për shakë të gjykimit të shkurtuar atij iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyej 14 vite burg.
Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.
Kujtojmë se pak muaj më parë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, pas këtij veprimi ai u dërguar në regjimin e posaçëm ’41-biss’.
Burimi