I akuzuar në Kosovë për trafikim personash, arrestohet në Durrës 47-vjeçari nga Mirdita
Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin Dodë Rica, pronar i një lokali nate në Prishtinë, i cili akuzohet në Kosovë për trafik personash.
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e tij.
“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.”-njofton policia.
Burimi