I afrohet disa herë derës, më pas ja fut vrapit/ Publikohen pamjet e plota kur kasapi i Onkologjikut ja mbath nga gjykata (Video)

I afrohet disa herë derës, më pas ja fut vrapit/ Publikohen pamjet e plota kur kasapi i Onkologjikut ja mbath nga gjykata (Video)

Mjeku duket nga pamjet se hallin e kishte tu shpëtonte gazetarëve, pa menduar se nuk mund të largohej i pashoqëruar nga policia.

Publikohen pamjet e plota kur mjeku Edmond Gashi është larguar me vrap nga ambientet e gjykatës.
Fillimisht ai qëndron në korridor, afrohet tek dera dhe më pas rikthehet sërish në korridor. Pas disa minutash ai u largua me vrap, pasi u njoh me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.
Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të. Por mjeku duket nga pamjet se hallin e kishte tu shpëtonte gazetarëve, pa menduar se nuk mund të largohej i pashoqëruar nga policia. Edhe vetë gjykata në reagimin e saj, tha se mjeku ka përdorur derën që përdoret nga gjyqtarët dhe ka dalë nga pjesa e pasme e gjykatës.

Kamerat e sigurisë tregojnë gjithë momentet, ku duket qartë se mjeku vjen vërdallë në korridor dhe pas gjen momentin dhe ja fut vrapit.
Vetë Gjykata ka reaguar duke thënë se mjeku ka përfituar nga hapja e derës që shërben për personelin e gjykatës.  “Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.
Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”, njofton gjykata.
Burimi