“Hajde se më qëlluan poshtë shtëpisë”, zbardhet telefonata e Lorenc Kostës me kolegun pas plagosjes

“Hajde se më qëlluan poshtë shtëpisë”, zbardhet telefonata e Lorenc Kostës me kolegun pas plagosjes

Në dosjen hetimore të prokurorisë janë zbardhur të tjera detaje nga plagosja e inxhinierit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Lorenc Kosta, nga polici Erjon Goxhara mesditen e së hënës pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit.
45 vjeçari që u qëllua 6 herë nga polici ende në arrati për motive xhelozie, rezulton se ka telefonuar një koleg të tijin.
Për ngjarjen ka dhënë dëshminë shtetasi E.R punonjës pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike i cili është shprehur:
“Rreth orës 13:55 Lorenc Kosta më ka telefonuar duke më thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Shkova në vendngjarje menjëherë e pyeta si është ndërsa Lorenci më tha se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë”, tha miku i tij, raporton Euronews.
Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se në lidhje me ngjarjen e ndodhur janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.
Po ashtu sipas nipit të policit Erjon Goxhara, i cili gjithashtu është pyetur nga grupi hetimor, daja i tij ka qenë të rënduar psikologjike.
“Ka qënë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten”, ka dëshmuar shtetasi L.B
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe videon që autori Erjon Goxhara i ka nisur përmes aplikacionit whatsapp kunatit të tij, po ashtu punonjës policie, pasi plagosi Lorenc Kostën, ku në pamje ai duket i shtrirë në trotuar dhe i gjakosur.
Nga hetimet rezulton se kunati i Goxharës, ti jëtë përgjigjur rreth 30 minuta më vonë, “Ça është kjo se s’po e kuptoj…”.

 telefonata lorenc kosta koleg plagosje
Burimi