Gyndogan “var këpucët në gozhdë” me kombëtaren e Gjermanisë, mesazhi rrëqethës i futbollistit të Barcelonës

Gyndogan “var këpucët në gozhdë” me kombëtaren e Gjermanisë, mesazhi rrëqethës i futbollistit të Barcelonës

Ilkai Gyndogan i thotë lamtumirë Gjermanisë, pas eksperiencës në “EURO 2024”.
Ndeshja ndaj Spanjës së De La Fuentes, e cila më pas u bë kampione e Europës, ishte ndeshja e fundit me përfaqësuesen gjermane për mesfushorin e Barcelonës.
Gyndogan përshëndet Gjermaninë:
“Pas disa javësh reflektimi kam marrë vendimin se është koha për t’i dhënë fund karrierës sime ndërkombëtare. Shikoj me shumë krenari në 82 ndeshjet ndërkombëtare, një numër që nuk mund ta imagjinoja kurrë kur bëra debutimin tim për ekipin e parë në vitin 2011.
“Momenti më i bukur ishte padyshim nderi i madh për të qenë në gjendje të drejtoja ekipin si kapiten në Kampionatin Europian në shtëpi verën e kaluar!
“Pas gjithë këtyre viteve më në fund ia dolëm ta bëjmë sërish krenar kombin tonë dhe fakti që munda të luaja një rol në gjithë këtë më bën shumë të lumtur”.
Kalendari i ngjeshur, si dhe mosha që nuk është më shumë e re, e çuan Gyndogan në këtë vendim:
“Por edhe para turneut ndjeva një lodhje në trup dhe në kokë dhe kjo më bëri të mendoj: ndeshjet në nivel klubesh dhe kombëtare nuk po pakësohen.
“Patjetër që do të vazhdoj të jem tifoz i kësaj kombëtareje dhe sinqerisht shpresoj që rritja të vazhdojë (nuk ka asgjë të keqe të jesh ndër favoritët e titullit në Botërorin 2026). Kemi një trajner fantastik, një vërtet të fortë dhe një shpirt të madh ekipor”.ilkai gyndogan futbollisti i gjermanisë
Burimi