
Grabitje me armë në Valias? Një qytetar alarmon policinë
👁6397
Një grabitje me armë dyshohet se ka ndodhur në Valias.
Një qytetar në Valias ka lajmëruar policinë ku ka deklaruar se dy persona me makinë dhe të armatosur e kanë grabitur duke i marrë lekët dhe disa sende me vlerë.
Policia ka nisur hetimet ku po kqyr kamerat e sigurisë në zonë. Nuk përjashtohet as pista e deklarimit të rremë pasi ka dyshime se ngjarja mund të jetë e sajuar nga qytetari pasi deri tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të mjetit apo të autorëve.
Burimi