
‘Gol’ në Burgun e Lezhës me topin e Realit, alarmohet policia, trafikantët metodë të re për të komanduar nga qelia (F
‘Gol’ në Burgun e Lezhës me topin e Realit, alarmohet policia, trafikantët metodë të re për të komanduar nga qelia (Foto)Trafikantët dhe kriminelët tentojnë me çdo mënyrë të veprojnë dhe nga burgu, ku ndodhen. Një metodë e re është provuar për futjen e celularëve në burgun e Lezhës.Mësohet se gjatë orës së ajrimit të të burgosurve nga jashtë është hedhur një top futbolli i fryrë. Kanë qenë ekfetivët e policisë, që kanë pikasur menjëherë topin, duke e bllokuar. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari ende të pa hapura.Pas sekuestrimit të aparatëve celularë, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit. Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI Aktualitet burgu i lezhes Celularë topi i realit
Burimi