Goditja e SPAK në Elbasan, gazetari zbardh skemën si Suel Çela korruptoi drejtësinë dhe policinë

Goditja e SPAK në Elbasan, gazetari zbardh skemën si Suel Çela korruptoi drejtësinë dhe policinë

Sule Çela

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar skemën se si funksiononte organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çelën në Elbasan.
Ai shpjegon se kjo organizatë funksiononte si një strukturë kriminale ku ishin të përfshirë persona të cilët njihen si grupi operativ i kësaj organizate kriminale.
“Biznesmeni Bujar Shega (i njohur me emrin Marsel), Xhino Roka, Klaus Matishi dhe Mario Çela (vëllai i Suel Çelës) dhe një avokate në arrest shtëpie. Organizata kishte arritur të rekrutonte për interesa dhe qëllime materiale të organizatës. U përfshinë personazhe që ishin pjesë e sistemit të drejtësisë, të policisë por dhe në fushën e medias, duke vijuar dhe me ish-gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu”, tha Gazetari Ferhati.
Gazetari thekson se Pajtime Fetahut iu gjetën disa biseda nga aplikacioni ‘Sky’, nga ku rezultonte se kishte përfituar të mira materiale nga organizata kriminale ‘Çopja’.
“Duke vijuar me Dedan Gjonin, me detyrën e zëvëndës shefit të policisë Elbasan, ndodhet në burg me akuzën për shpërdorim detyre. Së fundmi dhe dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët akuzohen se krijuan një përceptim publik me informacionë për kundërshtarët e organizatës së Suel Çelës”, tha gazetari Eni Ferhati i cili shtoi se hetimet vazhdojnë edhe për episode të tjera.
Burimi