Goditja e grupit kriminal të Suel Çelës, akuzohen se fshihen edhe pas atentatit të dështuar ndaj “Vis Koçarit” në 2020
Organizata e drejtuar nga Suel Çela në Elbasan, sipas dosjes hetimore të SPAK, e bazuar në të dhënat e zbërthyera nga përgjimet e platformës SKY ECC, dyshohet se ka krijuar kushtet edhe për atentatin e dështuar të 25 Nëntorit 2020 në këtë qytet, ndaj një personazhi të njohur.
Objektiv ishte Elvis Koçi, që mbante edhe mbiemrin Çaushllari dhe njihej me nofkën “Vis Korçari”. Për ngjarjen u arrestua dy vitë më pas (2022) si i dyshuar Migert Qosja, kurse të dhënat e hetuara aktualisht nga dosja, zbulojnë se pas ngjarjes qëndron pikërisht organizata e Çelës.
Fillimisht u raportua për një sherr mes palëve dhe më tej denigroi në një “Far Ëest” në rrugët e qytetit, me ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri mes tyre.
Migert Qosja u kap më 10 Mars 2022, teksa akuzohet si autori kryesor që qëlloi ndaj “Vis Korçarit”. Ndaj Qosjes ka pasur masë sigurie ‘arrest me burg’ që Gjykata e kishte dhënë prej 29 nNëntorit 2020.
Në pamjet filmike të publikuara edhe në Report Tv, u panë skena si në filma aksion, ku dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, e para “Ford”, ku ndodheshin Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda”, ku ndodhej Elvis Çaushllari (Koçi), që i shpëtoi atentatit.suel cela spak vis korcari
Burimi