Gjerogjia shkruan historinë, Turqia fiton me përmbysje në “frymën e fundit” dhe nxjerr çekët jashtë Europianit
Gjeorgjia shkruan historinë me gërma të arta. Kaukazët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Portugalinë dhe janë kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian në fazën e 1/16.
Portugezët humbën topin në mesfushë në minutën e 2 dhe gjeorgjianët nisën kundërsulmin me Kvaratshkelian, i cili gjuajti me një diagonale dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 57, gjeorgjianët gjetën edhe golin e historisë. Mikautadze shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja tjetër e grupit F, ajo mes Çekisë dhe Turqisë është mbyllur me fitoren e Turqisë me rezultatin 1-2. Në minutën e 51, turqit zhbllokuan ndeshjen. Ballkanasit realizuan me kapitenin Çalhanoglu.
15 minuta më vonë, çekët gjetën golin e barazimit, por nuk i mjaftoi për të prerë biletën për t’iu bashkuar 16 ekipeve më të mira të Kampionatit Europian. Ata gjetën rrugën e rrjetës me kapitenin Suçek.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Tosun gjeti golin e fitores dhe çliroi skuadrën e Montelës, duke “vulosur” kualifikimin.
Në minutën e 20, çekët mbetën me 10 lojtarë. Tjetër karton i verdhë për Barak që u përkthye në karton të kuq, duke dalë nga fusha dhe lënë të tijtë me një lojtar më pak.
Me këto rezultate, Portugalia renditet në vendin e parë me 6 pikë, Turqia mban vendin e dytë me 6 pikë, Gjeorgjia renditet në vendin e 3 me 4 pikë, ndërsa Çekia mbyll klasifikimin e grupit F me 2 pikë.
gjerogjia çekia turqia portugalia
Burimi