Gjermania siguron hapësirën ajrore të NATO-s, vendos sistemet “Patriot” në Poloni!            

Gjermania siguron hapësirën ajrore të NATO-s, vendos sistemet “Patriot” në Poloni!            

Gjermania ka ofruar të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni që nga janari i vitit 2025. Ministria e Mbrojtjes e Berlinit tha se masa do të mbronte një qendër logjistike në Poloni që është e një rëndësie qendrore për dërgimin e materialit në Ukrainë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se Berlini do të sigurojë hapësirën ajrore të NATO-së njëjtë si vitin e kaluar. Ai shtoi se njësitë Patriot mund të vendosen në Poloni deri në gjashtë muaj.
“Ne po sigurojmë gjithashtu furnizimin me automjete, armë dhe municione që Ukraina ka nevojë urgjente për t’u mbrojtur kundër sulmeve brutale ruse që shkelin ligjin ndërkombëtar. Së bashku me miqtë tanë polakë, ne po sigurojmë gjithashtu hapësirën ajrore të NATO-s, siç bëmë vitin e kaluar”, tha Pistorius.
Burimi