
Gjermania favorite, Danimarka për të tentuar befasinë; publikohen formacionet zyrtare
👁581
Gjermania dhe Danimarka do të përballen në mbrëmje në orën 21:00 në “Signal Iduna Park”, sfidë e vlefshme për 1/16 e “EURO 2024”.
“Pancerat” vijnë si favoritë në këtë sfidë edhe falë paraqitjes në tre ndeshjet e grupit. Danezët do të tentojnë të befasojnë dhe gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta.
Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsman ka rreshtuar djemtë e tij, me skemën 4-2-3-1, ku në portë mbetet legjenda, Manuel Neuer.
Në krahët e mesfushës janë David Raum e Kimish, me qendrën që do të mbulohet nga Rudiger e Sholterbek.
Më të tërhequr në mesfushë janë Andrish e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Sane e kapiteni Gyndogan vendosen pas Kai Haverc.
gjermania danimarka
Burimi