Gjërat po përkeqësohen, Jetmiri i anulon koncertin Bardhit; si reagoi Sara
Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar. Ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila në një postim në “Instagram” ka treguar se menaxheri i ka anuluar koncertin Bardhit.
Po ashtu, njoftimi është bërë edhe nga faqja e festivalit.
‘Njoftim. Menaxhmenti i artistit Bardhi ka anuluar koncertet e kësaj periudhe, mirëpo për korrektesi dhe seriozitet të festivalit ai do të zëvendësohet me një artist tjetër!’
Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para.
Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.
Kjo ka sjellë edhe përplasjet e njëpasnjëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit. Duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe para.
Burimi