“Gjelat” ‘krekosen’ para syve të CR7, Franca nxjerr jashtë Europianit Portugalinë dhe kualifikohet në gjysmëfinale

“Gjelat” ‘krekosen’ para syve të CR7, Franca nxjerr jashtë Europianit Portugalinë dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Franca kualifikohet në gjysmëfinale të “EURO 2024”. ‘Gjelat’ kanë mposhtur Portugalinë nga pika e bardhë e penalltive dhe kanë nxjerrë jashtë Europianit Kristiano Ronaldon me shokë.
Në “Volksparkstadion” të Hamburgut Franca dhe Portugalia i mbyllën 120 minuta në barazim 0-0.
Në 45 minutatat e para të dyja skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rastet për shënim ishin thuajse zero dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatim e barabartë 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar edhe këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë, që do të ishte një tjetër mundësi për të evituar penalltitë.
Pavarësisht kohës së shtuar, edhe 120 minutat përfunduan në barazim për t’i lënë gjithçka në dorë “ruletës së penalltive”. Dhe në këtë fraksion të lojës i vetmi që humbi 11-metërshin ishte Zhoao Feliks nga lojtarët portugez, i cili goditi shtyllën pingule.
Franca kalon kështu Portugalinë në çerekfinalet e “EURO 2024” dhe gjen në gjysmëfinale Spanjën, duel që do zhvillohet të martën në orën 21:00 në Mynih.franca portugalia “euro 2024”
Burimi