Gazetari Elton Qyno shkon në SPAK
Gazetari Elton Qyno është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e SPAK në kuadër të zbatimit të masës së vënë ndaj tij me ‘detyrim paraqitje’. Masa u vu pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan. Qyno së bashku me gazetarin Artan Hoxha kishin marrë para nga kjo bandë.
Sipas SPAK, Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”.
“Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas Suel Çelës, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik” thotë SPAK”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.
Gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa ndaj Artan Hoxhës, përveç të njëjtës akuzë rëndon edhe dyshimi si anëtar i organizatës kriminale.
spak elton qyno
Burimi