Gazetarët Hoxha e Qyno shkojnë në SPAK, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për të dy

Gazetarët Hoxha e Qyno shkojnë në SPAK, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për të dy

Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha u paraqitën në SPAK ditën e sotme, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.
GJKKO ka vendosur masën “detyrim paraqitje” ndaj tyre në kuadër të megaoperacionit të SPAK.
Bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”. Më herët, për të u kërkua është masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Sot janë kryer kontrolle banesash ndaj 13 shtetasve midis tyre ish gjyqtarë, ish prokurorë por edhe në banesat e të afërmve të të shumë kërkuarit Suel Çela, pas një hetimi të SPAK që ka sërish si referim bisedat në Sky ECC dhe Encrochat.
Nga hetimet është arrestuar ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahut, ndaj të cilës në gusht ishte firmosur një tjetër masë ndalimi ajo e arrestit shtëpiak mbasi dilte në dosjen “Çopja”. Gjithashtu, në pranga u vu edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu, i cili dha dorëheqjen disa muaj pasi filloi procesi i Vettingut.
Po ashtu, masë sigurie “arrest shtëpie” është vendosur edhe ndaj avokates Blerina Beqiri e cila ka mbrojtur interesat e disa personave të dyshuar si pjesë e grupit të Suel Çelës.
Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa dhe në shtëpitë e dy ish-prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu.

 
Burimi