![Futbolli rikthen tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit, policia gjermane ndalon tifozët turq; sot në stadium edhe Erdogan](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/futbolli-rikthen-tensionet-mes-ankarase-dhe-berlinit-policia-gjermane-ndalon-tifozet-turq-sot-ne-stadium-edhe-erdogan_66898b3b5499f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Futbolli rikthen tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit, policia gjermane ndalon tifozët turq; sot në stadium edhe Erdogan
Policia e Berlinit ka ndaluar tifozët turq që kanë marshuar sot përpara çerekfinales së Euro 2024 mes Holandës dhe Turqisë. Tifozët turq janë ndaluar pasi kanë përshëndetur me simbolin e ekstremit të djathtë – i njëjti gjest që çoi në pezullimin e lojtarit turk.
Përshëndetja me simbolin e “Ujqërve Gri” – tre gishtat e dorës së bashku me gishtin tregues dhe gishtin e vogël të ngritur lart formojnë kokën e ujkut – lidhet me lëvizjen ultranacionaliste turke të cilën qeveria gjermane e konsideron raciste dhe antisemite.
“Gjatë marshimit, tifozët turq kanë përshëndetur me simbolin e “Ujqërve Gri”. Prandaj, policia ndaloi marshimin dhe u bëri thirrje tifozëve që të mos bënin simbole të tilla. Mesazhet politike s’kanë vend në marshimet e tifozëve”, tha policia berlineze.
Në kuadër të përplasjeve diplomatike mes Berlinit dhe Ankarasë mbi simbolin e “Ujqërve Gri”, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme midis Holandës dhe Turqisë në Olimpiastadionin e Berlinit, do të marrë pjesë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Burimi