FSHF-ja publikon statistikat e “yjeve” të Kombëtares, kush janë 5 lojtarët kuqezi me më shumë minuta në 2024
Me mbylljen e vitit 2024 kemi kthyer gjithë fokusin te 2025. Por nëse kthejmë sytë pas do të vërejmë statistika të veçanta sa u takon futbollistëve të Kombëtares.
FSHF-ja ka bërë të ditur edhe futbollistët që kanë luajtur më shumë minuta gjatë vitit 2024 me fanelën kuqezi. Kristjan Asllani është futbollisti që ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtar tjetër.
Mesfushori ka arritur të jetë protagonist në fushë në 1170 minuta, teksa ndiqet nga Mario Mitaj me 1126. Në vendin e 3 është Tomas Strakosha me 1080 minuta, teksa pas tij vjen Ylber Ramadani me 1021 minuta.
“Top-5” plotësohet nga Nedim Bajrami. Ky i fundit ka mundur të luajë në 1015 minuta. Statikstika këto të rëndësishme që tregojnë për “liderët” kuqezi dhe ndikimin e tyre në Kombëtare.
futbollistët e kombëtares shqiptare fshf
Burimi