Frrok Çupi “shpërthen” ndaj Ilir Metës: Mashtrues, që merrte shumë para
Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Ilir Meta ishte shkatërrimtari i Partisë Socialiste, pasi krijoi LSI. Ai u shpreh se Meta është një mashtrues që merrte shumë para.
Sipas analistit, populli shqiptar gaboi dikur me votë pasi nuk e dinte se çfarë ishte demokracia, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës.
“LSI për ne që kemi qenë vëzhgues të politikës dhe kemi një vend të vogël, ku i takonim përditë krerët, roli i LSI ishte siç është Ilir Meta vetë. Vota është pjesë e rëndësishme dhe themeli i demokracisë. Edhe ky popull po e vuan gabimin. Ku dinte njeriu këtu se ça ishte demokracia? Dhuna e Saliut, vjedhja e Ilirit ishte demokraci për ta.
Ky nuk është rast vetëm për popullin tonë, por për të gjithë. Të gjithë gabojnë vendet e përparuara të Evropës, e shesin votën e tyre, por sa të shesin votën për një thes me miell nuk ndodh. Roli i ilir Metës ka qenë një mashtrues, që merrte shumë para. Ai ishte shkatërrimtar i ps pasi bëri LSI”, tha Çupi në ABC News.
Burimi