Franca pranë falimentimit për shkak të borxheve, FMN ka gati “skenarin grek”, pasojat për BE-në do jenë fatale

Franca pranë falimentimit për shkak të borxheve, FMN ka gati “skenarin grek”, pasojat për BE-në do jenë fatale

Rreziku i investimit në obligacionet franceze 10-vjeçare, në krahasim me ato gjermane u rrit në 83 për qind të martën, norma më e lartë që nga kriza e obligacioneve të eurozonës në vitin 2012, dhe pse kjo njësi matëse nuk e rrok plotësisht peshën themelore të ngjarjeve.

Franca ndodhet para telasheve shumë serioze. Vendi ka gëzuar prej kohësh një “privilegj të tepruar” brenda BE-së. Ajo ka qenë gjendje të marrë sasi të mëdha huash nga bankat gjermane, pasi konsiderohet si ‘spiranca binjake’ e projektit evropian. Tregjet supozojnë se si do që të vijnë punët, institucionet e BE-së do ta përkëdhelin gjithmonë Francën.
Por shumë shpejti mund të zbulojmë, nëse kësaj narrative i ka ardhur vërtet fundi. Ka shumë të ngjarë që qeveria e Michel Barnier të bjerë gjatë muajit të ardhshëm, pa e miratuar dot buxhetin për vitin që vjen, dhe në pamundësi për të frenuar deficitet e larta, të cilat po prishin kohezionin e unionit monetar.
“Qeverisshmëria e Francës është sot në pikëpyetjen më të madhe që unë mbaj mend gjatë jetës time”- thotë Moritz Kraemer, ish-kreu i vlerësimeve në Standard & Poor’s. Rreziku i investimit në obligacionet franceze 10-vjeçare, në krahasim me ato gjermane u rrit në 83 për qind të martën, norma më e lartë që nga kriza e obligacioneve të eurozonës në vitin 2012, dhe pse kjo njësi matëse nuk e rrok plotësisht peshën themelore të ngjarjeve.
“Tregjet janë duke pritur një përgjigje të besueshme nga Parisi, por askush nuk e ka idenë se nga do të vijë ajo. Për më tepër nuk duket se ka ndonjë ndjenjë urgjence. Francezët po luajnë me zjarrin. Askush në tregje, nuk mendon se Franca është ende pjesë e bërthamës së eurozonës. Zhvillimet e fundit janë një paralajmërim i fortë dhe i qartë”-shprehet Kraemer, aktualisht kryeekonomist në bankës gjermane Landesbank.
Dhe fjalët e tij kanë shumë peshë. Pasi Sepse S&P do të vendosë të premten nëse do të ulë edhe më tej vlerësimin për borxhin francez, pas uljes së vlerësimit në AA minus në muajin maj. Franca nuk rrezikon falimentojë nga momenti në moment, siç ndodhi me Greqinë 15 vite më parë. Megjithatë po kalon në zonën gri.
Kraemer shtoi se Banka Qendrore Evropiane mund të detyrohet të ndërhyjë, duke përdorur “mjetin e saj të mbrojtjes nga përhapja” (TPI) ende të pa testuar, për të blerë borxhin francez në tregun e hapur. “Kjo mund të vazhdojë vetëm për disa muaj. Më pas duhet të ketë një rregullim të përshtatshëm”- thotë ai.
Kjo do të kërkonte një veprim të kombinuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Fondit të Shpëtimit të BE-së (ESM), duke imponuar së bashku “ilaçin” e zakonshëm të FMN-së për shkurtimet e shpenzimeve, rritjen e taksave dhe reformat drastike, gjithnjë nëse mund ta përballonin një vend me një borxh publik 3.3 trilionë euro.
“Në rastin më të keq, do të vendosen masa shtrënguese vërtet brutale. Politika do të ishte toksike, sepse presidenti i BQE-së është një ish-ministre franceze e financave”- thekson Kraemer. Çdo përdorim i makinerisë së shpëtimit, do të kërkonte miratimin e Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, Tweede Kamer, dhe shteteve të tjera kreditore në Evropën Veriore.
Është e vështirë të imagjinohet një përballje politike më e nxehtë se kaq. Shanset që parlamenti aktual francez, të bjerë dakord me kushtet e ashpra drakoniane janë afër zeros. Dy forca politike e mbajnë në këmbë ekuilibrin e fuqisë: Fronti Popullor i ekstremit të majtë dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.
Që të dyja mbrojnë modelin e shenjtë – dhe të papërballueshëm – të sistemit francez të mirëqenies sociale.  Traktati i tregtisë midis BE-së dhe Amerikës Latine, MERCOSUR, e bën akoma më komplekse situatën. Nëse ky traktat i imponohet Francës, pavarësisht kundërshtimit të saj të fortë – siç duket e mundshme të ndodhë – atëherë mund të shohim një shkëputje emocionale midis popullit francez dhe strukturës së pushtetit të BE-së.
Tani për tani, dominon supozimi se BQE-ja do të emetojë vetë bonot për shërbimin e borxhit francez, siç bëri me Italinë gjatë shumë viteve. Siç thonë cinikët, a nuk është kjo arsyeja pse Emmanuel Macron u përpoq aq shumë që të vendoste në krye të saj francezen Christine Lagarde?
Megjithatë, ky institucion nuk mund të fshijë më borxhin e Club Med pa asnjë pyetje, dhe nën mbulesën e lehtësimit sasior. Inflacioni pas pandemisë së Covid-19 e ka bërë këtë haptazi të paligjshëm si veprim. Çdo përpjekje për ta bërë në shkallë të gjerë, do të shkaktonte debate të forta brenda këshillit drejtues.
Qeveria franceze i kupton rreziqet, pasi deficiti buxhetor po arrin 6.1 për qind të PBB-së këtë vit, dhe po shkon drejt niveleve më të larta në vitet në vijim. “Nëse nuk veprojmë, dinamika mekanike e shpenzimeve publike mund ta çojë atë në nivelin 7 për qind në vitin 2025”-ka deklaruar Ministri i Buxhetit, Laurent Saint-Martin.
Kryeministri Michel Barnier, kërkon një reduktim të shpenzimeve në masën 60 miliardë euro, duke paralajmëruar mbi një kurth të borxhit, teksa po rriten kostot e shërbimit të interesit. “Shkurtimet janë të pashmangshme, përndryshe do të shkojmë drejt një krize financiare”- deklaroi ai muajin e kaluar.
Megjithatë, ai nuk mund të mbështetet as tek partitë e koalicionit. Ministri i tij i Financave – një besnik i Macron – e ka kritikuar publikisht për përpjekjen  tij për rritjen e taksave. Edhe makronistët e tjerë po sillen sikur janë në opozitë. Ndërkohë Asambleja Kombëtare është bërë një vatër e zjarrtë e pushtetarëve vetë-promovues që merren me lojërat e tyre të pushtetit.
Ndërkohë Marine Le Pen e Tubimit Kombëtar, po kërcënon t’i japë “puthjen e vdekjes” koalicionit qeveritar duke iu bashkuar të majtës ekstreme në një mocion mosbesimi të nxitur nga përpjekjet për të detyruar miratimin e buxhetit me dekret. Ajo ka vendosur një “vijë të kuqe” mbi koston e jetesës.
Arsyeja e vërtetë është se 73 për qind e mbështetësve të partisë së saj, duan të rrëzojnë Barnier, një nga zotërinjtë e fundit të mëdhenj të politikës moderne. Profesor Thomas Mayer, ish-kryekonomist në Deutsche Bank, mendon se po shpërbëhen themelet politike të bashkimit monetar.
“Bërthama e eurozonës po shkrihet. Tregjet po shohin se financat publike janë jashtë kontrollit, dhe që Franca po kalon në kampin italian”-tha ai. Nga ana tjetër, establishmenti ekonomik gjerman po ndahet në dy kampe. “Pikëpamja ortodokse, është se Gjermania duhet t’i përmbahet financave të shëndosha edhe nëse mbetet referenca e vetme e euros.
Pikëpamja e dytë, që po dëgjohet gjithnjë e më shumë, është se nëse nuk shqetësohen të tjerët, atëherë pse të vrasim mendjen ne? Pra le të heqim kufizimin mbi borxhit gjerman. Tek e fundit, koalicioni i Scholz ra pikërisht për këtë arsye”- thekson Mayer, sot drejtor i Institutit të Kërkimeve Flossbach Von Storch.
Franca ndoshta do t’ia dalë të manovrojë disi, dhe të shmangë për momentin një krizë financiare të plotë. Por dëmi më i madh është bërë tashmë. Në fund të fundit, nuk do të ketë një bashkim fiskal midis vendeve të BE. Dhe pa këtë, monedha e përbashkët, euro, mbetet një ngrehinë e paqëndrueshme në pritje për t’u zhdukur një ditë./Përshtati “Pamfleti”, nga “Daily Telegraph”franc falimentim borxhe fmn skenari grek be
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente