Franca dhe Spanja kërkojnë biletën për në gjysmëfinale, historia e përballjeve direkte i buzëqesh “Furisë së Kuqe”

Franca dhe Spanja kërkojnë biletën për në gjysmëfinale, historia e përballjeve direkte i buzëqesh “Furisë së Kuqe”

Të martën në orën 21:00 Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani. Për këto skuadra do të jetë dueli i 34 në historinë e tyre.
16 fitore iberike, ndërkohë që ato transalpine janë 13. Vetëm pesë barazime në një sfidë ku shënohen mesatarisht 3 gola çdo 90 minuta. Edhe për ata të shënuar historia u buzëqesh “Furive të Kuqe”, që i kanë shënuar 63 herë rivalëve, të cilët nga ana tyre kanë replikuar me 38 gola.
Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjës daton tri vite më parë kur triumfonin “Gjelat” 2-1 në Ligën e Kombeve, ndërkohe që për një Kampionat Europian kjo do të jetë përballja e pestë (2 suksese franceze dhe 1 spanjoll).spanja franca “euro 2024”
Burimi