Fotot i publikonin në “Escort Tirana”/ Detaje si funksiononte rrjeti i prostitucionit, si tutoret kineze zhvatnin vajzat deri në 15 mijë euro

Fotot i publikonin në “Escort Tirana”/ Detaje si funksiononte rrjeti i prostitucionit, si tutoret kineze zhvatnin vajzat deri në 15 mijë euro

Një rrjet që shfryrtëzonte për prostitucion vajza të huaja është goditur nga policia e Tiranës, duke arrestuar një shtetase kineze, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Dy tutoret rekrutonin vajzat nga Kina dhe Filipinet nëpërmjt rrjeteve sociale dhe më pas i akomodonin në një ambient të marrë me qira për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit.
Më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.
“Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, thotë policia.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja kineze N. D., e cila është shpallur në kërkim me anë të shtrëngimit dhe  kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.
Burimi