“Finalja e Euro 2016 na dhemb akoma”, Deschamps kërkon “hakmarrje” përballë Portugalisë!

“Finalja e Euro 2016 na dhemb akoma”, Deschamps kërkon “hakmarrje” përballë Portugalisë!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps në konferencë në prag të supersfidës ndaj Portugalisë në Europian, deklaroi se pavarësisht se ata janë një skuadër e fortë, Franca do të kalojë në gjysmëfinale.
Ai kujtoi dhe finalen e humbur përballë tyre në euro 2016 dhe pritet të hakmerren, teksa theksoi se e di shumë çfarë do tentojë të luaj tekniku Matinez.
Kundërshtari?
“Portugalia është e rrezikshme dhe Cristiano Ronaldo është gjithnjë një kërcënim. Ka kapacitetin për të shënuar dhe për të qenë agresiv. Portugalia mbetet një kundërshtar i fortë. Nuk e di nëse janë më të fortë nga 2016 apo jo, di që për ne ajo finale ishte e dhimbshme. Jemi në çerekfinale dhe këtu janë më të mirët, unë e di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinezit dhe do të tentojmë të jemi ne në kontroll të ndeshjes”, tha ai.
Ai u pyet edhe sa i takon thashethemeve se brenda skuadrës ka përplasje dhe pakënaqësi mes lojtarëve, por tekniku francez i hodhi poshtë zërat.
“Nuk e di, nga njerëzit që janë këtu, unë shoh një entuziazëm të madh. Ndoshta dikush mund të mos jetë i kënaqur, por unë shoh vetëm persona të lumtur. Sigurisht nga ana tjetër është më e bukur kur fiton 5-4, por kritikët kanë punë e tyre. Mua nuk më kanë penguar kurrë për të vazhduar përditshmërinë time”, u shpreh ai. 
Mungesa e Rabiot? Kam alternativa të ndryshme”, tha Deschamps.
 
Burimi