FIFA bën zyrtare kandidaturat e Kupës së Botës, “Botërori 2030” në 3 kontinente të ndryshme, Kupa e Botës 2034 në Arabinë Saudite

FIFA bën zyrtare kandidaturat e Kupës së Botës, “Botërori 2030” në 3 kontinente të ndryshme, Kupa e Botës 2034 në Arabinë Saudite

Në Kongresin Virtual të FIFA-s, zhvilluar këtë të mërkurë, u votua që Kupa e Botës 2034 zyrtarisht të organizohet në Arabinë Saudite. Veç saj, Botërori 2030 do mbahet në tre vende, Spanjë, Portugali dhe Marok; ndërsa tre ndeshjet e para do zhvillohen në Montevideo (Uruguai), Buenos Aires (Argjenrinë) dhe Asunciun (Paraguai).
Kupa e Botës 2030
FIFA dhe anëtarët e saj votuan që Botërori 2030 të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ndërsa tre ndeshjet hapëse do luhen në tre vendet e Amerikës Latine. Për shkak se 2030 është vit jubilar, kjo për faktin se 100 vite më parë mbahej Botërori i parë në Uruguaj, do jenë Montevideo (Uruguai), Buenos Aires (Argjenrinë) dhe Asunciun (Paraguai) që do presin tre ndeshjet hapëse. Kjo do jetë hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në tre Kontinente të ndryshme.
Kupa e Botës 2034
Arabia Saudite ishte kandidati i vetëm për zhvillimin e këtij turneu dhe tanimë u zyrtarizua se Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në këtë shtet. Pas ‘Katar 2022’, ky është Botërori i dytë që zhvillohet në vendet e Gjirit.
Arabia Saudite tashmë pret disa ngjarje të profilit të lartë, duke përfshirë një Grand Prix të Formula 1, garat e boksit për peshat e rënda, garën e golfit rival LIV të financuar nga fondi i pasurisë sovrane të Saudisë dhe tenisin e Finaleve të UTA.
Kupa e Botës 2034 të zhvillohet në pesë qytete dhe në 15 stadiume, një pjesë prej të cilëve do ndërtohen nga themelet.
Pritet që të ketë protesta në lidhje me organizimin e këtij eventi në Arabinë Saudite, pasi shumë grupe që mbrojnë të Drejtat e Njeriut kanë dalë kundër.
 kupa e botës 2030 kupa e botës 2034
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente