Festoi në mënyrë të pahijshme ndaj Sllovakisë, UEFA trondit Anglinë dhe hap hetim për Xhud Belingam

Festoi në mënyrë të pahijshme ndaj Sllovakisë, UEFA trondit Anglinë dhe hap hetim për Xhud Belingam

Gjesti i bërë nga Xhud Belingam pas ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovakisë mund të jetë një problem për Garet Sauthgejt.
Mësohet se UEFA është në pritje të një raporti të plotë të asaj çfarë ndodhi në përfundim të takimit kur numri dhjetë i “Tre luanëve” është filmuar nga kamerat, teksa bënte gjeste të pahijshme në fushë.
Vetë Belingam ka sqaruar se me atë gjest nuk i ishte drejtuar sllovakëve, të cilët ndodheshin të dëshpëruar në stol.
“Për sllovakët s’kam asgjë tjetër veç respektit për lojën e bërë. Ai gjest i dedikohej disa shokëve të mi, të cilët ishin në stadium”, tha Belingam.
Version i dhënë nga 21-vjeçari nuk ka bindur UEFA-n, e cila ende s’ka marrë një qendrin mbi sjelljen e tij. Belingam rrezikon që të pezullohet për ndeshjen e radhës, atë kundër Zvicrës në çerekfinale, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.xhud belingam futbollisti i anglisë uefa
Burimi