Fati i Ervis Martinajt, gazetarja: ‘Mbreti i basteve’ është përfolur në Matrix

Fati i Ervis Martinajt, gazetarja: ‘Mbreti i basteve’ është përfolur në Matrix

Prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion mbi “Mbretin e basteve” Ervis Martinaj. Është folur shumë për inskenim, zhdukje apo dhe deri te eleminimi fizik i tij, por asnjë nga këto deri më sot nuk është thënë apo pranuar publikisht nga autoritetet shqiptare.
Gazetarja e kronikës së zezë Glidona Dacinë një intervistë për “Vizion Plus”, tha se autoritetet duhet të reagojnë mbi këtë çështje pasi tashmë është bërë një kohë e gjatë.
Ndërsa shtoi se ka patur dyshime që ai mund të jetë zhdukur, pasi polumbarët e RENEA-s kanë bërë disa kërkime në bregdetin e jugut.
Daci: SPAK në lidhje me çështjen e Vis Martinajt pasi ai prezumohet të jetë i gjallë. Ka disa masa sigurimi në drejtim të tij. Ndëkrohë prokuroria e Lezhës po heton për zhdukje personi pas denoncimit të familjarëve. Ka patur verën e këtij viti disa kontrolle. Ka ngritur pikëpyetje zhytja e polumbarëve në disa pika të bregdetit të jugut, pasi ka dyshime se Martinaj mund të jetë ekzekutuar. Në informacionet qe unë kam SPAK në bazë të një tjetër procedimi penal ku janë anëtarë të grupit të Ervis Martinajt, është duke u hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt.
Moderatorja: Nga këto aplikacionet nuk ka nga këto detaje?
Daci: Është përfolur në MATRIX. Por ka një problem të madh që ne gazetarët duhet ta dimë, që MATRIX është kapur për 3 muajt e fundit. Ajo që mua më shqetëson dhe duhet të kishim një përgjigje është: Kanë apo jo indicie, prova, fakte, e ka inskenuar apo është vrarë Vis Martinaj? Armiq Martinaj ka patur shumë, përplasje të forta ka patur me eksponentë të krimit aty ku jetonte, në Tiranë, në Durrës. Duke qenë se ka patur kaq shumë përplasja një dyshim është që ai të jetë rrëmbyer zhdukur e më pas ekzekutuar. fati i ervsi martinajt
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente