“Faleminderit për kujtimet e paharrueshme”, Federer për ‘lamtumirën’ e Nadal: Çfarë karriere Rafa!

“Faleminderit për kujtimet e paharrueshme”, Federer për ‘lamtumirën’ e Nadal: Çfarë karriere Rafa!

Federer dhe Nadal kanë ndarë padyshim shumë momente të bukura së bashku. Rival në fushë, por miq të ngushtë jashtë saj, ata kanë treguar se gëzojnë respekt reciprok të veçantë për njëri- tjetrin.
Federer dhe Rafael Nadal kanë qarë së bashku në momentin e lamtumirës së zviceranit, i cili shoqërohej nga spanjolli gjatë Laver Cup në Londër, në vitin 2022. Të dy u thyen emocionalisht, përvoja të shumta të jetuara dhe të vetëdijshëëm se një fazë e jetës së tij po përfundonte.
Dy vjet më vonë erdhi njoftimi për lamtumirën e Rafael Nadal, i cili në moshën 38-vjeçare njoftoi se do të luante turneun e tij të fundit në Final 8 të Kupës Davis në Malaga, nga 18 deri më 24 nëntor. Reagimet pasuan njëra-tjetrën, kur tenisti spanjoll, bëri të ditur lajmin e pensionimit.
Erdhi dhe mesazhi i Roxher Federer, i cili ishte rival dhe partner, por edhe mik, të bashkuar më shumë se kurrë që kur u bënë prindër dhe gradualisht rivaliteti i tyre është zvogëluar. Por gjithsesi duelet mes tyre kanë dhuruar gjithmonë emocione të mëdha.
“Çfarë karriere, Rafa! Gjithmonë kam shpresuar se kjo ditë nuk do të vinte kurrë. Faleminderit për kujtimet e paharrueshme dhe të gjitha arritjet tuaja të pabesueshme në sportin që duam. Ka qenë një nder absolut!”, ka shkruar Federer.roxher federer rafael nadal
Burimi