“Është disa ditë me pushime”, Duka flet për të ardhmen e Silvinjos: Javën tjetër marrim vendimin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për rrugëtimin e Kombëtares në “EURO 2024”, të ardhmen e trajnerit Silvinjo dhe emocionet e takimit Angli-Sllovaki të cilin e ndoqi live.
Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian? – Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Në total paraqitja ishte shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Paraqitja në përgjithësi ishte e mirë, tifozëria ishte fantastike. U pa edhe sot më shumë atmosferë se kanë krijuar tifozët në ndeshjet tona nuk është krijuar në ndeshjet e tjera. Jo vetëm me atmosferë por në të gjitha këndvështrimet. Çdo gjë ishte e mirë dhe fantastike.
E ardhmja e trajnerit Silvinjo? – E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën.
Ndoqët nga afër takimin Angli-Sllovaki, si ju duk ndeshja? – Ndeshja ishte e bukur dhe emocionuese. Sllovakia ishte shumë afër kualifikimit dhe do të ishte mirë nëse do të kalonte. Por nuk pati fat në çastet e fundit, pësoi golin dhe në shtesë mori një gol të shpejtë. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe emocionuese.
armand duka presidenti i fshf silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare
Burimi