Ernest Gjoka largohet nga Shkupi, dy ndeshjet e para të kampionatit i kushtojnë shtrenjtë teknikut kryeqytetas

Ernest Gjoka largohet nga Shkupi, dy ndeshjet e para të kampionatit i kushtojnë shtrenjtë teknikut kryeqytetas

Ernest Gjoka nuk do të vazhdojë nën drejtimin e Shkupit. Klubi shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut ka marrë këtë vendim pas humbjes së djeshme nga Gostivari, me rezultatin 2-0.
Në javën e parë Shkupi barazoi 3-3 përballë Voska Sport. Ky fillim i keq nuk është pritur aspak mirë, pasi objektivi i Shkupit është vetëm titulli kampion. Lajmi për largimin e Gjokës, është konfirmuar nga klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 
“Kryesia e FC Shkupi ka bërë të ditur sot vendimin për t’u ndarë nga trajneri Ernest Gjoka. Pas një periudhe të rëndësishme bashkëpunimi, palët kanë vendosur të mbyllin këtë kapitull me mirëkuptim të plotë. Klubi shpreh mirënjohje për kontributin e Gjokës dhe i dëshiron suksese në vijim të karrierës së tij”, shkruan Shkupi.
ernest gjoka teniku kryeqytetas shkupi
Burimi