
Enea Mihaj lë fushën e lojës i dëmtuar, mbrojtësi kuqezi rikthehet në tapetin e blertë muajin e ardhshëm
👁948
Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Famalikaos, Enea Mihaj, ka lënë fushën i dëmtuar në minutën e 67 në duelin ndaj Aroukës dhe pas testeve të bëra, ai ka pësuar një tërheqje muskulare. Dëmtimi është i lehtë dhe mbrojtësi do të mungojë deri në fundin e muajit prill, çka nuk sjellë një rrezik për ndeshjet e qershorit që do të luajë kombëtarja shqiptare.
Kujtojmë që në ndeshjen me Poloninë, Mihaj ishte titullar pas mungesës së Gjimshitit dhe Ismajlit, dhe gjithashtu paraqitja e tij ishte e mirë. Mbrojtësi me origjinë nga Berati, por i lindur në Greqi, ka luajtur 24 ndeshje deri tani në kampionat, ku është një titullar i padiskutuar i Famalikaos.enea mihaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare
Burimi