Elseid Hysaj merr lajmin e madh, Lacio pritet ta kthejë për ndeshjet e Serisë A

Elseid Hysaj merr lajmin e madh, Lacio pritet ta kthejë për ndeshjet e Serisë A

Klubi i Lacios shumë shpejt mund të kthejë në listën e tij për ndeshjet e Serisë A mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Futbollisti i kuqezinjve, është lënë jashtë listës për kampionatin dhe Europa Ligën nga Lacio, por kjo mund të ndryshojë për shkak të situatës së Manuel Lazarit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe kësisoj, mund jetë një mungesë e gjatë për klubin. Në mediat italiane bëhet e ditur se bardhekaltrit mund të përfshijnë Hysajn në listë në vend të një lojtari për shkak dëmtimi, siç ia lejon rregullorja e kampionatit.
“Po presim përfundimin e testeve të cilave duhet t’u nënshtrohet Lazari dhe duhet vlerësuar shkalla e dëmtimit. Nëse koha e riaftësimit do të jetë e gjatë, Lacio mund të bëjë ndryshimin duke futur Hysajn në vend të tij në listat e sezonit”, shpjegoi gazetari Xhulio Kardona në një emision radiofonik rreth situatës që është krijuar te bardhekaltrit, të cilët do të kenë kësisoj nevojë për ndihmën e Hysajt për të përballuar vijimin e sezonit.elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare
Burimi