Elseid Hysaj i ka ditët e numëruara te Lacio, skuadra e Serisë A futet në tratativa për mbrojtësin kuqezi
👁762
Elseid Hysaj mund të largohet nga Lacio në ditët në vijim. Ky është lajmi i bërë publik sot në mediat italiane, të cilat e shohin mbrojtësin shqiptar larg ekipit kryeqytetas. Sipas asaj që shkruhet, Leçe është e interesuar për një huazim të lojtarit.
Mbrojtësi shqqiptar nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lacios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni. 30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor të vitit 2026.
Leçe është gati të futet në tratativa dhe vendimtare do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.
elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio leçe
Burimi