Egnatia mposht Skënderbeun dhe rikthehet te fitorja, Partizani “likuidon” Bylisin me një ‘ish’
Janë mbyllur dy sfidat e orës 19:00 të vlefshme për javën e 8 të Abissnet Superiore.
Egnatia është rikthyer te fitorja në Superiore, pasi ka mposhtur 0-1 Skënderbeun në transfertë. Sfida u vendos nga goli i Vuthajt në pjesën e dytë.
Një ndeshje mjaft e luftuar, teksa fati në fund i buzëqeshi rrogozhinasve. Nga 1 karton të kuq për secilën skuadër pa kjo sfidë, që u mbyll me 20 lojtarë.
Skuadra korçare u mund edhe në javën e kaluar nga Tirana dhe tani e sheh veten në zonën e ftohtë të klasifikimit, duke rrezikuar seriozisht që të shkëputet nga grupi i skuadrave më sipër në rast të një tjetër hapi fals. Ndërsa Egnatia kërkon të lërë pas gabimin përballë Partizanit dhe të rinisë edhe njëherë marshimin drejt kreut.
Partizani ka siguruar sot për herë të parë në këtë sezon kreun e Superiores, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Bylisin.
Të kuqtë kanë triumfuar në “Arenën e Demave” në një ndeshje ku sulmi la për të dëshiruar, duke shfaqur përsëri të njëjtat probleme me finalizimin.
Për t’i dhënë një tjetër buzëqeshje Partizanit mendoi një ish, mbrojtësi Preka, i cili pas një goditje këndi gjeti golin me kokë që mjaftoi për tre pikët e skuadrës kryeqytetase që ngjitet në krye, teksa lë Bylisin në zonën e rrezikshme në renditje.
partizani egnatia skënderbeu bylis abissnet superiore
Burimi