![Edon Zhegrova: Do të luaja edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, me Brojën do të ishim dyshe e fortë në sulm](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/edon-zhegrova-do-te-luaja-edhe-per-shqiperine-edhe-per-kosoven-me-brojen-do-te-ishim-dyshe-e-forte-ne-sulm_6772bb28d7cf0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Edon Zhegrova: Do të luaja edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, me Brojën do të ishim dyshe e fortë në sulm
Edon Zhegrova e ka mbyllur vitin 2024 me Lilën në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari i “Dardanëve” ka bërë paraqitje fantastike me francezët, ku është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të këtij viti.
25-vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Max Sport” në “Euronews”, ku ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare. Zhegrova nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të përfaqësuar kuqezinjtë dhe për diçka të tillë ka folur hapur.
Madje ka theksuar se me Amrnado Brojën në repartin e sulmit do të ishin bërë një dyshe shumë e fortë.
“Nuk e kisha pas problem edhe me lujtë në kombëtaren e Shqipërisë. Me pas mundësi do të luaja për të dyja, ndonjëherë për Shqipërinë, ndonjëherë për Kosovën.
Ka shumë lojtarë të mirë Shqipëria, sidomos pjesa e sulmit, Broja është lojtari më i mirë që ka Shqipëria. Me të do ishim një dyshe e fortë”, ka deklaruar Zhegrova.edon zhegrova sulmuesi i kosovës armando broja
Burimi