“E vranë për një fjalë goje”, mësuesi ngre alarmin: Nuk është rasti i parë, askush nuk mban përgjegjësi!
Para Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.
Njëri nga pjesëmarrësit në protestë, i cili siç tha ka qenë vetë mësues u shpreh se mungesa e sigurisë në shkolla është një kambanë alarmi e mungesës së shtetit në të gjitha institucionet.
“Është skandal, nuk është rasti i parë, shteti po vret popullin e vet. Pjesëmarrja… është lodhur populli. Nuk ka rëndësi, edhe 2 vetë të dalin në protestë, unë kam qenë mësues, të të vritet fëmija, nuk ka më…
Dramë, në shtëpinë time lot. Kam qenë mësues vetë, më dhimbje nuk ka më, për më tepër që ishte një fëmijë me shumë talente, një bukurosh me një të ardhme të shkëlqyer, janë jashtë kontrollit shkollat”, tha ai pwr “Euronews Albania”.
I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë “Fan Noli”, 1 javë më parë nga bashkëmoshatari Maroi Lleshaj pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.
Burimi