E vranë, apo vrau veten? Mevlan Shanaj flet për herë të parë për humbjen e Sandër Prosit

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka një karrierë të gjatë në rrugën e së cilës ka ndeshur një mori emrash, kolegësh e kolosësh arti. Ndër ta, ai ka përzgjedhur 50 prej tyre për të ndarë kujtimet me secilin në “Të fshehta jashtë ekranit”, një libër me nuanca biografie.
Ndërsa ndalet te disa emra në intervistën në emisionin “Rudina”, regjisori shprehet me vlerësimet më të larta për Sandër Prosin. Ai e cilëson një njeri fisnik, të rrallë por në një pasazh të librit ka rrëfyer një ngjarje tronditëse: tentativën e vetëvrasjes së Sandër Prosit.
Rudina Magjistari: Është një moment kur thua që Sandër Prosit i ndodh një tronditje, “ishte koha e tmerrshme kundër liberalizmit, ishte rregull që në orën 9 të bëhej apeli në teatër. Sandri nuk e dëgjoi emrin dhe iku me trazimin se më paskan hequr nga teatri”, mendon ai. “Ishte i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe. Shkoi në shtëpi dhe vendosi të vriste veten. Kur vajta në spital më tha: për dy gisht kisha mbaruar punë”.
Mevlan Shanaj: Po, i thashë unë dhe çfarë bëre i thashë? Kisha konfidenca me Sandrin dhe i bëra një gjest të tillë. Tha “rri Mevlan, për dy gisht kisha mbaruar punë”. Sandri, ky gjigant ka vuajtur nga persekucioni.
Më tej, në libër shkruhet edhe për ditën e trishtë kur arti dhe jo vetëm, humbën Sandër Prosin pas ndarjes tragjike nga jeta. Rrethanat e vdekjes nuk dihen as sot, motivi mbetet ende enigmë.
Mevlan Shanaj: Asnjëri nga ne nuk e di.
Rudina Magjistari: Pse?
Mevlan Shanaj: Nuk e dimë sepse ishte i vetëm, kam pyetur Muharrem Fejzon kur ka ndodhur kjo në Vollgën e Durrësit, kishin lënë xhirim pasdite ata, në orën 5. Ra, e hodhën, e vranë, vrau veten, asnjë interpretim nuk ka, nuk ka asnjë dëshmitar. Di që Muharremi më ka thënë “ishte nervoz Mevlan atë ditë”.
Rudina Magjistari: Ai ishte duke xhiruar?
Mevlan Shanaj: Duke xhiruar, xhirohej “Pranverë e hidhur”. Pastaj më mbrapa e ka Rikard Ljarja këtë rol. Ka ndodhur çasti tragjik kur nuk ka asnjë dëshmitar. Ka rënë, është hedhur apo si… askush nuk di. As nga organet kompetente nuk erdhi një mesazh i qartë.mevlan shanaj sander prosi vetvrasje
Burimi