E rëndë në Turqi/ Nëna e tre fëmijëve humb jetën pas ndërhyrjes estetike në të pasme

E rëndë në Turqi/ Nëna e tre fëmijëve humb jetën pas ndërhyrjes estetike në të pasme

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku ka ndërruar jetë një 26-vjeçare, pas një operacioni estetik në të pasmeve.
26-vjeçarja Demi Agolia nga Britania udhëtoi për në Turqi për të rregulluar të pasmet, por operacioni fatkeqësisht nuk shkoi mirë.
Sipas partnerit të saj, Bradley Jones, Agolia udhëtoi për në Turqi për operacionin pasi pa reklama në mediat sociale për ‘Comfort Zone Surgery’ me bazë në Stamboll.
Nëna e tre fëmijëve, më e vogla është vetëm shtatë muajshe, thuhet se ka qenë e “ndërgjegjshme për pamjen e saj” dhe insistoi të bënte procedurën, e cila përfshin marrjen e yndyrës nga një pjesë tjetër e trupit dhe injektimin e saj në ije dhe vithe.
Duke përshkruar atë që ndodhi pas operacionit , partneri i 26-vjeçares dëshmoi se ajo po “dridhej” dhe dukej “shumë, shumë e ftohtë”. Sipas tij, stafi nga Comfort Zone Surgery janë thirrur në vilën ku po qëndronte Agolia, pasi u ankua për shtrëngim në gjoks. Pas kësaj vizite, 26-vjeçarja u rrëzua në vilë dhe u dërgua në një spital të Stambollit, ku vdiq tre ditë pas operacionit.ndërhyrje estetike vdekje
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente