E gjithë bota sytë nga finalja e Europianit, Anglia dhe Spanja kërkojnë trofeun; publikohen formacionet zyrtare

E gjithë bota sytë nga finalja e Europianit, Anglia dhe Spanja kërkojnë trofeun; publikohen formacionet zyrtare

Supersfida mes Spanjës dhe Anglisë sot në Berlin do t’i vendosë kapakun një muaji me futboll të jashtëzakonshëm e plot emocione në “EURO 2024”. Finalja e madhe e Berlinit do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të jetë ajo që do të çojë lart trofeun dhe do të konfirmohet si më e forta në kontinent.
Spanja shihet nga shumëkush si favorite, pasi ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe mbërrin në këtë finale me euforinë e një skuadre që e ka bërë këtë duke luajtur mirë dhe argëtuar. Për trajnerin De La Fuente, sot ishte më e lehtë të bënte formacionin titullar, pasi u kthyen nga pezullimi Karvahal dhe Le Normand, me të dy që do të luajnë nga minuta e parë.
Ndërkohë, te Anglia bie në sy aktivizimi i Luk Shou nga minuta e parë në vend të Tripier. Ky i fundit kishte luajtur titullar të 6 ndeshjet e mëparshme te “tre luanët’, por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë lojtarit, i cili ka vuajtur disa dëmtime radhazi e për këtë arsye ka qenë jashtë rreshtimit duke luajtur vetëm dy takime si zëvendësues.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja, Rodrigo, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Jamal, Uilliams, Morata.
Trajner: Luis De La Fuente
Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Guehi, Shou, Maino, Rajs, Saka, Foden, Bellingam, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt
spanja anglia
Burimi