Dy ditë nga plagosja te ‘Komuna e Parisit’, efektivi Erjon Goxhara ende në arrati; zonat ku shtrihen kërkimet

Dy ditë nga plagosja te ‘Komuna e Parisit’, efektivi Erjon Goxhara ende në arrati; zonat ku shtrihen kërkimet

Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në arrati prej dy ditësh pasi plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta…

Policia vijon kërkimet për arrestimin e efektivit Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri në kryeqytet 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Pas kërkimeve në zonën e Dajtit, policia i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit.
Po ashtu kërkimet janë shtrirë edhe jashtë Tirane, apo edhe në Memaliaj nga ku kishte dhe origjjnën.
Po ashtu policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet.
Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut. Kur Goxhara ka parë policinë, ka zbritur dhe është larguar me vrap i vetëm.

Dinamika e ngjarjes

Para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Erjon Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. Mësohet se takimi mes tyre është zhvilluar në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, mes debateve e tensioneve të shumta.
Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet se takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ndërsa rreth drekës efektivi ka plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet jetonte edhe Kosta.
Prokuroria referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë. Pas plagosjes, efektivi telefonon djalin dhe takohet me të te rreth-rrotullimi i Shkozës. Të dy kanë marë një taksi dhe kanë shkuar në drejtim të Freskut. Sipas dëshmisë së djalit, kanë zbritur nga taksia kur kanë mbërritur tek Thesari i Shtetit në Dajt dhe aty dy policivë civilë kanë parë Kostën, por ai ka arritur që të largohet në vrap duke thënë “më mirë vdes se të kalbem në grup”.  
Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.
Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati, ndërsa policia ka vendosur shpërblim shumën 10.000 euro për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e tij. Goxhara plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se kishte një lidhje intime me gruan e efektivit. Madje vetë bashkëshortja policit ka pranuar se kishte një lidhje me Kostën në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor.  
Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu. Efektivi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.’komuna e parisit’ efektivi erjon goxhara kerkime
Burimi