Dy ditë më parë tha se Rama është 10 hapa para të tjerëve, sot u shpërblye; njihuni me zv/ministren e re të Turizmit

Dy ditë më parë tha se Rama është 10 hapa para të tjerëve, sot u shpërblye; njihuni me zv/ministren e re të Turizmit

Ilva Gjuzi, një nga prurjet e reja në PS, u bë menjëherë e njohur për shkak të delirit të madhështisë për Edi Ramën.
Ajo dy ditë më parë ishte e ftuar në një emision dhe teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit nga moderatorja, tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi.
Kaq u desh dhe zonja në fjalë sot është shpërblyer. Ajo u emëruar zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit.
Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialsite nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.
Ilva Gjuzi ka deklaruar në daljet e saj në TV se i është bashkuar Partisë Socialiste, për vizionin që PS ka për Shqipërinë. Ajo tha se ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Kembrixh dhe se përvojën ndërkombëtare dhe se dëshiron të kontribuojë për vendin tonë.
Burimi