Duke pirë kafen në vendin e tij të preferuar, dalja e fundit publike e Ismail Kadaresë në Tiranë
👁2928
Ismail Kadare
Shkrimtari i më madh shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare.
Botuesi Bujar Hudhri tha se Kadare kohët e fundit ka qenë i dobët fizikisht, por dilte në kafen e tij të preferuar.
Ka qenë pikërisht botuesi Hudhri i cili ka fiksuar edhe foton e fundit të shkrimtarit Kadare, pak ditë përpara se ai të ndahej nga jeta.
Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës.
“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.
ismail kadare dalja e fundit publike
Burimi