‘Duhet të na e këtë frikën’, trajneri i Zvicrës kërcënon Italinë: Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë

‘Duhet të na e këtë frikën’, trajneri i Zvicrës kërcënon Italinë: Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë

Murat Yakin dhe Granit Xhaka

Murat Yakin, komisioneri teknik i Zvicrës, foli në mikrofonat e Srf TV për ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Kampionatit Evropian kundër të kaltërve:
“Ne e ndoqëm ndeshjen e Italisë me shumë kujdes, duke analizuar taktikat dhe strategjitë. Ditët do të shikojmë në detaje vlerësimin e kundërshtarit dhe sinqerisht mezi presim të përballemi me ta”.
Mendon se nuk jeni favoritë?
Ne në fakt, nuk duam të shqetësohemi shumë për skuadrën e Spallettit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë: Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë duke, qenë se gjërat po funksionojnë mirë për ne”.
Çfarë ideje kishit për Italinë?
Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse, duke qenë se kroatët ishin të detyruan të fitonin. Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë, janë të paparashikueshëm, por ne jemi të përgatitur nga pikëpamja mendore: kemi cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për t’i mbijetuar një ndeshjeje si kjo.
Ju ka lënë përshtypje Donnarumma në këto tri ndeshjet e para të luajtura në Kampionatin Evropian?
Ai ishte preciz dhe efikas, kundër Kroacisë, përveç penalltisë, ai priti dy ose tre topa të tjerë të pamundur, por ne kemi elementë që mund ta shqetësojnë.murat yakin zvicër-itali
Burimi